Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 6 shtator 1885 Bullgaria bëhet përsëri një shtet i bashkuar

Hyrja e Princit Aleksandër I në Plovdiv, 10 shtator 1885
Foto: militarymuseum.bg

Më 3 mars 1878, bëhet realitet një ëndërr e madhe e patriotëve për një kohë të gjatë - pas një pranie pesëshekullore brenda Perandorisë Osmane, Bullgaria përsëri spikat  në hartën politike të Evropës. Liria më në fund ka ardhur, në konturët e shtetit të ri përfshihen pothuajse të gjithë bullgarët dhe Deti Еgje përsëri lan brigjet e tij. Por, gëzimi nga prangat e thyera është jetëshkurtër. Gjatë verës të të njëjtit vit Bullgaria është e ndarë, kurse ideali kombëtar i rilindësve bullgarë - i shkelur.

Më 13 korrik 1878, tre muaj pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes të San Stefanos, Fuqitë e Mëdha e ndajnë Bullgarinë në pesë pjesë - Principata Vasale Bullgaria; krahina autonome e Rumelisë Lindore; Dobruxha Veriore në kufijtë e Rumanisë; Nish, Pirot dhe Vranja në kufijtë e Serbisë; Maqedonia, Trakia Lindore dhe Perëndimore nën pushtetin e drejtpërdrejtë të sulltanit. Që nga ky moment politika e vendit tonë do të jetë e drejtuar ndaj bashkimit të të gjitha territoreve të populluara me bullgarë.

Me iniciativë të shkrimtarit revolucionar Zaharij Stojanov gjatë shkurtit të vitit 1885, në Plovdiv krijohet Komiteti i Fshehtë Qendror Revolucionar Bullgar, i cili luan një rol të rëndësishëm për bashkimin e Principatës Bullgaria me Rumelinë Lindore. Lëvizja e Bashkimit fokusohet jo vetëm në ndërtimin e një rrjeti komitetesh, por dhe mbi ofrimin e mbështetjes politike të brendshme dhe të jashtme.

Veprimtarë nga Komiteti i Fshehtë Qendror Revolucionar Bullgar që janë ulur në radhën e pare: Prodan Tishkov – Çardafon dhe Zaharij Stojanov. Fotografia është e Dimitër Kavra

Komiteti i Fshehtë Qendror Revolucionar Bullgar, përcakton datën 15 shtator si një fillim të kryengritjes, me të cilën të hiqen nga pushteti prefekti Gavrill Krësteviç dhe qeveria në Plovdiv (qyteti më i rëndësishëm në Rumelinë Lindore). Por, akoma në datën 5 shtator, të thirrur nga kambanat e kishës në qytet, qytetarët mblidhen pranë konakut. Në një shpallje, Zaharij Stojanov lajmëron veprimtarinë e shenjtë: “Vëllezër! Erdhi ora e Bashkimit!” Kështu, natën duke u gdhirë 6 shtatori, trupat e drejtuara nga majori Danaill Nikollaev vendosin kontroll mbi Plovdivin dhe pa u ndeshur me ndonjë farë rezistence heqin qeverinë  dhe Gavrill Krësteviçin. Rumelia Lindore refuzon epërsinë e sulltanit dhe njofton se bashkohet me Principatën Bullgaria.

“Fondi i Artë” i Radios Kombëtare Bullgare ruan tregimin e historianit ushtarak Gjeorgji Marin, i cili dorëzoi dëshmitë e gjyshit të tij për fillimin e aderimit të Rumelisë Lindore me Principatën e Bullgarisë në fshatin Goljamo Konare (sot qyteti Sëedinenie) /Bashkimi/:

“Kur përpara Bashkimit nga Plovdivi u dërgua prefekti Petër Dimitrov, Prodan Tishkov ( i njohur si  Çardafoni i Madh, rreshter-major në milicinë e Rumelisë Lindore, pjesëmarrës aktiv në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke) ai u ka thënë të rinjve se do të jetë i sëmurë dhe ta drejtojnë prefektin drejt tij.  Kurse ai ka jetuar në shtëpinë e gjyshes Isaka dhe tek ajo është fshehur Zaharij Stojanov. Të rinjtë kanë rrethuar shtëpinë  dhe kur Petër Dimitrovi ka shkuar, e kanë arrestuar. Dhe pas kësaj i kanë rënë kambanës dhe kanë filluar të formojnë çeta.

Janë mbledhur rreth 2500 burra të armatosur - grupi më i madh është nisur drejt Plovdivit, kurse grupi më i vogël të ngrejë fshatrat e tjerë. Në rreth 3 kilometra nga Plovdivi i takon xhandarmëria e kalorësisë, e dërguar në Goljamo Konare të lirojë perfektin. Atëherë drejtuesi i çetës Çardafon ka dhënë komandën “ Në gjunjë për të qëlluar”. Dhene meqenëse  qemë në çetën e parë, u renditëm për qitje dhe qëlluam një herë mbi kokat e kalorësve. Ata i kthyen kuajt dhe ikën drejt Plovdivit. Që aty u nisëm dhe arritëm deri tek ura e lumit Marica në “Kërshijak” (rajoni verior i Plovdivit).”

Çeta e Goljamo Konares po betohet, 6 shtator 1885.

Princi Aleksandër I Batenberg shpreh mbështetje për Bashkimin. Në një shpallje ai pranon të “emërohet një princ i Bullgarisë Veriore dhe Jugore”. Por, me veprimet e tyre bullgarët shkelin Traktatin e Berlinit, i cili ka ndarë tokat bullgare dhe kjo shkakton protestën e Fuqive të Mëdha dhe të sulltanit. Kurse Serbia na shpall luftë, por pëson një humbje shkatërruese në betejën vendimtare pranë Slivnicas.

“Kalimi I kufirit serbo-bullgar”, piktori është Antoni Piotrovski

Pas disfatës së rrufeshme, të cilënushtria e re bullgare i shkaktoi ushtrisë serbe me përvojë dhe të armatosur më mirë në luftën dyjavore, vendi ynë ngre autoritetin e vet ndërkombëtar. Më 24 mars 1886 në Kostandinopojë, ambasadorët e Fuqive të Mëdha nënshkruajnë një akt, duke e njohur Bashkimin.

Pavarësisht se Bullgaria e sotme është e ngushtuar jashtë kufijve të vet etnik në lulëzimin e vet ajo ka pasur dalje në tre dete – Deti i Zi, Deti Egje dhe Deti Adriatik. Sot, bullgarët ndihen shpirtërisht të bashkuar, në një Evropë të Bashkuar, në të cilën ndarjet fizike kanë një rëndësi gjithnjë e më të pakët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: militarymuseum.bg, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë që paraqet Heraklea Sintika gëzon një interes të madh në Evropë

Ekspozita mobile "Sekrete dhe Mistere nga Heraklea Sintika, një Udhëtim nëpër Kohë" do të hapet më 26 maj në Muzeun Kombëtar Sllovak. Ajo do të qëndrojë në Bratislavë deri në fund të korrikut, tha për BTA drejtoresha e muzeut në qytetin e Petriçit..

botuar më 25-05-19 12.27.MD

Hapet ekspozita fotografike-dokumentare "Jehona Botërore e Kryengritjes së Prillit" në Parlament

Një ekspozitë foto-dokumentare me temë "Jehona globale e Kryengritjes së Prillit" do të hapet sot, 14 maj, në orën 12:30 të mesditës në Hollin e Mermertë të Asamblesë Kombëtare. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë stërnipi i William Gladstone, Francis..

botuar më 25-05-14 5.00.PD

Ikona më e vjetër në Bullgari është me imazhet e Shën Gjergjit dhe Shën Dhimitrit

Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete,..

botuar më 25-05-06 5.55.PD