"Po pres krijimin e një qeverie të qëndrueshme të rregullt që të vazhdojnë bisedimet me Sofjen," komentoi Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë. Ai theksoi se kjo do të jetë mirë veçanërisht për Bullgarinë dhe popullin bullgar. I pyetur nga BNT nëse ai pret që vendi i tij të marrë një ftesë për negocitata për anëtarësimin në BE deri në fund të vitit, Zoran Zaev shprehu shpresën se kjo do të ndodhë, edhe pse procesi i thirrjes së konferencës së parë ndërqeveritare zgjat midis 6 dhe 9 muaj. Sipas kryeministrit maqedonas, forume të tilla si ai në Bled janë një mundësi për bisedime dypalëshe, përfshirë edhe me presidentin bullgar Rumen Radev.
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..