Një e treta e energjisë elektrike të prodhuar në vendin tonë aktualisht eksportohet në vendet fqinje. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i Holdingut Energjetik Bullgar, Valentin Nikollov. Për të zvogëluar rrezikun e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për industrinë, janë të ngarkuara kapacitete shtesë. “Aktualisht, eksporti është 1950 megavat, thënë me fjalë të tjera – Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” punon tërësisht për eksport. Kjo tregon se ka një deficit në rajon, jo në Bullgari, dhe se ky deficit plotësohet kryesisht nga sektori i energjetikës bullgare”, tha Nikollov.
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..