“Bellokamenica” është emërtimi i koduar i festivalit tradicional folklorik në fshatin Carevec, të vendosur në një afërsi me qytetin Mezdra në Bullgarinë Veriperëndimore. Guri i bardhë, minuar në afërsi dhe i bërë i njohur në të gjithë botën me cilësinë e vet të lartë, është simboli bazë i vendbanimit. Prandaj festivali, i zhvilluar këtu rreth datës 28 gusht-Fjetja e Hyjlindëses Mari sipas stilit të vjetër, e mban këtë emër. Edicioni i pestë, i cili përfundoi përpara disa ditëve, mblodhi një publik të shumtë në numër si dhe shumë pjesëmarrës. Programet e larmishme të grupeve të amatorëve jo rrallë shndërroheshin në valle të mëdha në të cilat kapeshin që të gjithë. Le të rikujtojmë se festivali është me një karakter konkursi, pa taksa për pjesëmarrje dhe kufizime në moshë. Zhvillohet në kategoritë: folklor muzikor, folklor i vallëzimit, rrite, tradita dhe zakone. Për përgatitjen dhe zhvillimin e ngjarjes, si dhe për çmimin e traditës lokale të këtij viti, tregon zonja Margarita Petkova-kryetare e bashkisë e fshatit.
“Pas një pushimi njëvjeçar, i cili u imponua për shkak të koronavirusit, njerëzit ishin të etur për ngjarje dhe shfaqje kulturore. Një fushë të tillë për tu paraqitur tek ne gjetën qindra amatorë. Rrjedha e grupeve qe gjatë gjithë ditës - kryesisht nga Bullgaria Veriperëndimore, nga bashkia jonë, dhe nga krahina të tjera. U formua një festë e bukur dhe me vlerë. Në këtë mënyrë popullarizojmë dhe zanatin më të vjetër në rajon - nxjerrjen e gurit të Vracës. Sivjet u përfshinë 32 grupe këngëtarësh, grupe të vallëzimit, duete, interpretues individual. Shfaqjet e tyre ishin me një cilësi shumë të lartë dhe juria e kishte mjaft të vështirë për të dhënë çmimet. Që të gjithë qenë shumë të mirë. Qenë dhënë dhe çmime të posaçme.
Grupi nga fshati Krapçene tregoi veshje tradicionale popullore nga krahina, kurse drejtuesja e tyre tregoi me hollësi për veshjet karakteristike, si dhe për traditën “Shkelje në çiripnik”, e cila realizohet në ditën e Shën Jeremisë (më 1 maj), kur janë bërë enët e reja prej balte për ekonomitë shtëpiake. Qe dalluar dhe grupi i vallëzimit “Radost”/gëzim/ nga qyteti Vraca, me drejtues artistik Krëstjo Stefanov dhe Ljubomir Geshkovski. Të dy vite të gjata merren me folklor dhe kanë dëshmuar cilësitë e tyre profesionale. Për atmosferën e festës kontribuuan dhe miqtë-këngëtarë-Vencisllav Penev , i cili e përmbushi publikun me një energji pozitive dhe Juri Krumov, i cili ka marrë stafetën në fund për një përfundim të shkëlqyer të festivalit.”
Më herët sivjet amatore nga fshati Carevec morën pjesë në konkursin e sistemit Kombëtar “Thesaret e gjalla njerëzore”, i themeluar nga Ministria e Kulturës, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Instituti për etnologji dhe folkloristikë me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Veprimtaria tradicionale të cilën e treguan është përgatitja e sapunit të bërë në shtëpi.
“Merituam edhe një njohje, e cila solli një kënaqësi për punën e tre grave, bartëse të mjeshtërisë-vazhdon Zonja Petkova. Kjo është një traditë pak e harruar. Dikur në çdo një shtëpi është zier sapun. Në çdo një shtëpi kanë rritur kafshë, nga dhjami i të cilëve është bërë sapun. Akoma ka gra, të cilat mund ta transmetojnë këtë mjeshtëri më të rinjve. Në festivalin gjatë vitit 2018 treguam sesi bëhet sapuni i shtëpisë dhe shkaktuam një interes të madh.
Kjo na inkurajoi të marrim pjesë në konkursin e Ministrisë së Kulturës. Ne u regjistruam në Listën Kombëtare të “Thesareve të Gjalla Njerëzore”, morëm certifikatë dhe diplomë. Mot, në fund të muajit mars dhe në fillim të prillit, do të bëjmë një festival të sapunit. Unë gjithmonë kam këmbëngulur që të mos e shkëpusim fijen e hollë të traditës midis brezave. Sado që të përparojë bota me teknologjitë e reja, lidhja me të kaluarën tonë nuk duhet të zhduket, sepse thelbi ynë si popull fshihet në këtë. Gëzohem se gjithnjë e më shumë njerëz e kuptojnë. Jam optimist se brezi i ri kthehet drejt traditave të vjetra pak të harruara dhe folklorit bullgar, të lëna si trashëgimi nga paraardhësit tanë. “
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Facebook /@s.Tsarevets, BNR Vidin
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..