Në sheshin “Sëedinenie” (Bashkim) në qytetin Plovdiv është ngritur një monument mbresëlënës , që të kujtojë ngjarjet historike të vitit 1885, kur Bullgaria arriti të ribashkojë dy gjysmat e saj – Rumelinë Lindore dhe Principatën e Bullgarisë.
Monumenti i Bashkimit në qytet u ngrit një shekull pas ngjarjes së rëndësishme. Vend qendror në kompozicionin 12 metrash skulpturor zë figura e një gruaje të re që mban një kurorë dafine mbi kokën e saj. Nga të dy anët janë përhapur në mënyrë madhështore krahët e një zogu, një simbol i synimit të bullgarëve ndaj unitetit dhe lirisë së të dy pjesëve të ndara të atdheut në vitet nga Çlirimi (1878) deri në 1885. Kurora është simbol i fitores së arritur. Skulptura është vepër e krijuesit të njohur me veprat e tij monumentale Veliçko Minekov. Deri në të na çon bulevardi më i gjatë në qytet “Gjashtë Shtatori”.
Në Sheshin “Sëedinenie” është edhe godina e ndërtuar për Kuvendin Rajonal të Rumelisë Lindore, e cila nuk arriti të përmbush funksionet e saj. Në të sot është një nga katër ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal – “Bashkimi i Bullgarisë 1885”. Cilat janë eksponatet më të çmueshme në të do të mësoni nga botimi “Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme” nga koleksioni i Radio Bullgarisë
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 20 korrik (sipas stilit të ri) Kisha Ortodokse Bullgare nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Populli ynë e quan festën Ilinden dhe tregon legjendën e mëposhtme: Kur Zoti po shpërndante botën, Shën Ilias iu dha "bubullimat e verës". Për të..
Dashnorët e tundimeve të ëmbla e lidhin qytetin e Ruses me magjinë e çokollatës dhe arrave të quajtur torta Garash. Më 13 shtator, në qytetin e Danubitdo të zhvillohet një festë e veçantë kushtuar ëmbëlsirës, dhe tashmë është e qartë se si do..
Më 18 korrik, 188-vjetori i lindjes së Vasill Levski do të festohet me manifestime të ndryshme nderimi në mbarë vendin për heroin e madh kombëtar bullgar. Qendra e festimeve është qyteti i lindjes së Apostullit të Lirisë - Karllovo. Në mbrëmje, në..