Volejbollistët nga kombëtarja bullgare nën 19 vjeç Aleksandër Nikollov dhe Stoill Palev u përfshinë në Ekipin Ideal të Kampionatit Botëror të të Rinjve në Iran. Edhe pse Bullgaria humbi finalen e madhe të Kupës së Botës nga Polonia me rezultat 0:3, përveç medaljeve të argjendta, djemtë tanë morën edhe vlerësime shumë të larta për prezantimin e përgjithshëm, shkruan topsport.bg. Aleksandër Nikollov u zgjodh si pranuesi i parë më i mirë i kampionatit, dhe Stoill Palev si pasuesi më i mirë.
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..