Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

370 leva ose 189 euro pension minimal u miratua nga Komisioni i Buxhetit

Foto: Ani Petrova

Nga 1 tetori, pensioni minimal të bëhet 370 leva në vend të 300 levat aktual (153 euro) - kjo u vendos nga Komisioni i Buxhetit në Parlament, i cili diskutoi në leximin e dytë azhurnimin e buxhetit të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore për 2021.

Pensionet e tjera duhet të rriten mesatarisht me 12.5 për qind ​​dhe kjo do të realizohet duke rritur peshën e koeficientit për një vit shtazh, miratoi komisioni. Kërkesa e GERB-SDS që deri në fund të vitit të gjithë pensionistët të marrin një shtesë prej 100 leva, ose 51 euro, u hoq.

Deputetja nga GERB Denica Saçeva tha se do të jetë demotivuese që gjysma e pensionistëve të marrin 370 leva, gjë e cila do të jetë nën kufirin e varfërisë pas 1 janarit. Atëherë ai bëhet 413 leva, ose 211 euro, në sfondin e pragut të tanishëm nga 369 leva, ose 188 euro. Deputetët e grupit parlamentar GERB-SDS nuk morën pjesë në votim.

Në sallën plenare leximi i dytë u caktua për 7 shtatorin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD