“Fjalët e vetme të Bojko Borisovit që kanë rëndësi janë ato që do të thotë para kryeprokurorit të ardhshëm.” Kështu, Presidenti Rumen Radev komentoi akuzat e ish-kryeministrit se ai e ndau kombin dhe nuk e mbron dinjitetin e tij. Sipas kreut të shtetit, ne duhet të përballojmë komplekset tona të dënimit politik, sepse Bashkimi ka treguar se jemi të aftë të arrijmë qëllime të mëdha.
Rumen Radev nuk dha një përgjigje të prerë kur do të shpërndajë parlamentin. “Së pari, buxheti duhet të azhurnohet – ne nuk mund t'i lëmë bullgarët pa këtë përditësim të nevojshëm në kohët e vështira që na presin”, tha ai. Këtë javë, presidenti do të ftojë anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor për t’u siguruar që mbajtja e njëkohshme e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk do të komprometojë votën.
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..