Hakerët sulmuan fillimin e regjistrimit elektronik në Bullgari. Kjo ndodhi gjatë konferencës për shtyp, e cila hapi fushatën në faqen census2021.bg. Në vetëm pak minuta, problemi u rregullua dhe adresat IP të hakerëve u bllokuan. Sulmi u kapërcye në nivelin e parë të mbrojtjes, ndërsa sistemi ka 4 nivele. U bë një orvatje për të bllokuar portalin me shumë vizita në të njëjtën kohë, dhe jo një përpjekje për të nxjerrë të dhënat nga regjistrimi, shpjeguan nga Instituti Kombëtar i Statistikave.
Në orët e para të ditës, kishte mbi 200000 kërkesa për regjistrim. Deri në 70 për qind të bullgarëve pritet të numërohen në mënyrë elektronike.
Gjykata e Lartë e Kasacionit ka vendosur përfundimisht që Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër të regjistrohet në regjistrin e besimeve fetare. Për herë të parë, një kishë e dytë ortodokse do të regjistrohet në vend, thuhet në faqen e internetit të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..
Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...
Të shtunën vranësira në pjesën më të madhe të vendit do të jetë e konsiderueshme dhe kryesisht në rajonet qendrore dhe lindore të Bullgarisë Veriore do të..
Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..