Më 8 shtator Kisha Ortodokse kremton Lindjen e Hyjlindëses Mari, festë kjo e cila njihet edhe si Hyjlindësja e Vogël. Lindja është një nga tri festat e mëdha kushtuar Nënës së Zotit, dhe është ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës. Besohet se Shën Mari është mbrojtëse e familjes së krishtere, nënave dhe fëmijëve. Lindja e Hyjlindëses është një dhuratë për njerëzimin, sepse kjo Lindje e Shenjtë erdhi për të paralajmëruar shpëtimin e gjithë botës.
Në kishat e gjithë vendit shërbehen liturgji solemne, ndërsa besimtarët i drejtojnë lutje Nënës së Zotit, me shpresë dhe besim. Bashkë me Fjetjen e Hyjlindëses (15 gusht), Lindja e Nënës së Zotit (8 shtator) është ndër festat më të nderuara të krishterë, në të cilat organizohen takime familjare në të gjithë Bullgarinë.
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...