Data historike e 9 shtatorit provokoi një shkëmbim të mprehtë vërejtjesh në parlament. Shkak u bë një deklaratë e “Bullgarisë Demokratike”, kushtuar grushtit komunist të shtetit të 9 shtatorit 1944. Deputeti Atanas Atanasov bëri thirrje që në mënyrë që të ketë pajtim midis bullgarëve në vlerësimin e ngjarjes historike, duhet të ketë pendim.
Deputeti i BSP për Bullgarinë Aleksandër Simov tha se data historike po përdoret vazhdimisht si një “çamçakëz politik” nga partitë që nuk mund të ofrojnë një plan për të ardhmen.
Arman Babikjan nga “Ngrihu BG! Ne po vijmë!” paralajmëroi se “ne duhet të gëlltisim historinë, përndryshe ajo do të na gllabërojë”.
Koalicioni GERB-SDS gjithashtu bëri thirrje për “përulësi para viktimave të paraardhësve në emër të Bullgarisë”.
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..