Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ruajmë besimin tek e mira

Takimi Folklorik Kombëtar “Kiten dhe miq”

Foto: e-kiten.bg

I mbështjellë në mister, rajoni folklorik Stranxha fsheh thesare të shumta. Edhe sot e kësaj dite këtu mbahen lojërat mistike të vallëzimit mbi prush /nestinari/, një sërë traditash dhe këngësh të vjetra, kurse në të gjithë rajonin do të zbuloni vende të shenjta, të lidhura me kulturën trake, të krishterë e të tjera. Por, thesaret më të mëdha janë njerëzit vendas, të cilët i kanë përkushtuar jetën folklorit bullgar, ruajtjes dhe popullarizimit të tij. Mes tyre padyshim është këngëtarja popullore Zllatka Stavreva, drejtuese e grupeve folklorike, iniciatore dhe organizatore e disa prej ngjarjeve të mëdha në krahinën e vet të lindjes, midis të cilave  dhe Takimi Folklorik Kombëtar “Kiten dhe miq”. Edicioni i pestë  i këtij festivali nga data 4 deri më 6 shtator iu kushtua Ditës së Bashkimit të Bullgarisë.


“Shpirti im është plotë! Stranxha dhe deti u përmbushën nga shfaqjet e mrekullueshme të më shumë se 50 grupeve folklorike. U paraqitën mbi 100 solistë - këngëtarë dhe instrumentistë, gëzonim dashurinë dhe talentin me të cilat ata rikrijojnë traditat bullgare. Si të mos jetë i kënaqur njeriu!” - këto ishin fjalët e para, të cilat i tha përpara Radio Bullgarisë zonja Stavreva, e cila në mënyrë të pandarë qe pranë interpretuesve, afër  zyrtarëve të pushtetit rajonal dhe lokal, mysafirëve nga kryeqyteti.

Ajo jepte çmime, arriti të gjejë fjalë të mira për secilin nga pjesëmarrësit, të inkurajojë të pasigurtit dhe të këndojë bashkë me ta...Dhe të kryesojë vallen.

“Treguam frymën dhe lashtësinë e trashëgimisë sonë tradicionale, e them dhe shpreh këtë me një ndjenjë të një kënaqësie - tha akoma këngëtarja e njohur. U paraqitën dhe grupe të kukerëve /njerëz me maska në fytyrë dhe zile në brez/ nga fshati Turia, bashkia e qytetit Kazanllëk dhe nga fshati Dunavci, bashkia Pavell Banja.

Që të dyja grupet e kukerëve morën çmimin e festivalit tonë “Kampion Kombëtar në Artet Folklorike”. Një përshtypje të fortë bëri tradita Enjova bulja /nusja e Enjos/ e prezantuar nga grupi për një folklor autentik “Fakijski bellki” nga fshati Fakija, bashkia Sredec.

Unë jam nuni i këtij grupi  dhe isha shumë e lumtur t’i shikoj përsëri në skenë në Parkun Detar të Kitenit. Si dhe grupet nga Burgasi , grupet dhe shkollat e vallëzimit, grupet e fëmijëve dhe solistët e Petja Grigorovës nga “Sllavejçe”/bilbili/, shkolla në qytetin Sliven  dhe akoma shumë, shumë të tjera. Nuk mund të mos përshëndes ansamblin “Dikani” nga fshati Caracovo, bashkia Marica, për prezantimin e tyre mjaft të suksesshëm. Drejtues kryesor artistik është Radosllav Ivanov - një njeri i ri, gajdexhi dhe këngëtar, një personalitet i jashtëzakonshëm. Sivjet bëhen 10 vjet nga themelimi i grupit, i cili po kështu mori titullin “Kampion Kombëtar...”Si dhe grupi i vallëzimit nga Dovdjadovo, i cili feston 55 vjet nga krijimi i vet. Kurse grupi folklorik nga fshati  Mednikarovo, bashkia Gëllëbovo festoi një shekull nga krijimi i vatrës së kulturës “Razvitie” /zhvillimi/.

Zonja Stavreva nuk la pa shënuar dhe veshjet origjinale dhe këngët e grupeve të grave nga fshati Novo Zhelezare (bashkia e qytetit Hisarja), fshati Drjanovo (bashkia Llëki), arritjet e fëmijëve nga qyteti Nova Zagora e të tjera. Mjerisht, nuk mund të përmendim që të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht se secili meriton të jetë i përshëndetur për talentin dhe për përpjekjet e bëra.  

“Unë nuk jam vetëm në organizatë, pa një përkrahje të partnerëve dhe të dhuruesve nuk mund të realizohet një ngjarje kaq të madhe. Festivali është nën patronazhin e Kryetarit të Bashkisë së Kitenit zoti Nikollaj Markov, i cili na ndihmoi jashtëzakonisht shumë, gëzojmë dhe përkrahjen dhe miqësinë e sinqertë të Kryetarit të Bashkisë Primorsko doktor Dimitër Germanov. E falënderoj përzemërsisht dhe kompaninë muzikore e cila është gjithmonë pranë nesh gjatë viteve, si dhe Radios Kombëtare Bullgare-Burgas, posaçërisht e falënderoj dhe Radio Bullgarinë dhe që të gjithë partnerët tanë. Nuk kam fjalë të falënderoj dhe ekipin me të cilin punoj. Që të gjithë kontribuuan për festën e bukur të cilën e patëm. Le t’i urojmë njeri tjetrit shëndet, gëzim, një ngarkesë të fortë krijuese, në mënyrë që besimi ynë në të mirën të mbijetojë. Miq, ju presim gjatë vitit 2022 këtu, në Kiten, në Takimin Folklorik Kombëtar.” 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Allbena Bezovska, e-kiten.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD