E marta do të jetë me diell dhe pothuajse e qetë. Nuk ka indikacione për fenomene të rrezikshme dhe kodi për të gjithë vendin është në ngjyrë të gjelbër. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 27 ° dhe 32 °. Në Sofje temperaturat do të jenë nga 8 e mëngjesit në 27 gjatë ditës. Do të ketë re të shpërndara, dukshëm të larta në rajonet jugore mbi bregdetin e Detit të Zi. Do të fryjë erë e lehtë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25° në kepin verior Shablla, deri në 27 ° në jug. Nga vendpushimi Allbena deri në qytetin Varna temperaturat do të arrijnë 28. Temperatura e ujit të detit është rreth 23 °. Lëvizja e detit do të jetë 1 ballë. Mbi male moti do të jetë me diell, me erë deri në mesatare veriore dhe vranësira të përkohshme pasdite. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë deri në 21 °, në 2000 metra deri në 13 °. Në vendpushimet Boroveъ dhe Pamporovo termometrat do të shfaqintemperaturë deri në 20 °, dhe në Bansko deri në 24. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave pasdite dhe në disa vende në rajonet lindore dhe malore do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26 ° dhe 31 °, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në bullgarisht. “Gëzuar Festën Kombëtare, Bullgari!”, thuhet në urimin në emër të institucionit të krerëve të..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..