Shkollat në Sofje janë gati për hapjen e vitit të ri shkollor dhe kanë mjaft dezinfektues dhe maska, dhe në shumë prej shkollave - pastrues ajri. Kudo në kryeqytet trajnimi do të fillojë në dhomat e klasës. Kryebashkiakja Jordanka Fandëkova vuri në dukje se në 23 shkolla riparimet do të vazhdojnë pas 15 shtatorit, pa penguar në procesin arsimor. Në kuadrin e Programit Kombëtar “Arsimi dhe Trajnimi Profesional” në 28 shkolla do të rinovohen laboratorë trajnimi, kabinete dhe baza prodhimi me pajisje moderne me vlerë mbi 1.1 milion euro. Shkollat tashmë kanë marrë 65 për qind të shumave, dhe deri në fund të vitit ato do të marrin pjesën tjetër, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..