Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët mbeten mbrapa me planin e imunizimit

Shtrëngim ose bindje “i mbush mendjen” atyre që ngurrojnë

Foto: arkiv

Për nga natyra bullgari është një njeri dyshues dhe ka të vështirë t’u besojë apeleve, veçanërisht kur ato vijnë nga etazhet e larta të pushtetit. Kjo është një nga arsyet pse ai nuk nxiton me entuziazëm në larminë e ofruar kaq bujarisht të vaksinave falas kundër Covid-19. I mësuar me barnat natyrore dhe ilaçet shtëpiake, ai merr me rezervë çdo medikament që nuk është testuar me kalimin e kohës. Midis teorive konspirative dhe fakteve të pakundërshtueshme, bullgari ka teorinë e tij dhe mund të bindet vetëm nga fakte konkrete nga realiteti.  Kjo është arsyeja pse ai vëren edhe valën në rritje të pakënaqësisë kundër të ashtuquajturës “certifikatë shëndetësore” në Evropë, gjë që nxit më tej mosbesimin e tij ndaj vaksinave dhe përforcon besimin se rezistenca e tij e veçantë ndaj imunizimit është e saktë.

Dhe përqindja e njerëzve të cilët nuk janë të vaksinuar në vendin tonë është mjaft e ulët, gjë që i bën politikanët bullgarë të mos ndërmarrin veprime për imunizim të detyrueshëm, ashtu siç kjo u imponua në vendet fqinje të Bullgarisë.

Pavarësisht thirrjeve të Kryeinspektorit Sanitar Doc. Angell Kunçev për vaksinim të detyrueshëm, të paktën në mesin e punonjësve shëndetësorë dhe socialë, asnjë vendim politik nuk është marrë. Duke lëvizur mbi akullin e hollë, ligjvënësit janë të vetëdijshëm se çdo detyrim mund të anojë aktivitetin zgjedhor në favor të partive që kundërshtojnë fuqishëm vaksinat.

Pafuqia politike në situatën e tanishme është gjithashtu e dukshme në fjalimin e eurodeputetit nga Partia Popullore Evropiane /“Bullgaria Demokratike” Radan Kanev, i cili në sallën plenare të Parlamentit Evropian i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ndërhyjë:

Radan Kanev

“Qeveria e dytë dhe parlamenti i tretë në Bullgari dështuan në organizimin e një fushate vaksinimi, në shtypjen e propagandës anti-shkencore, e cila na çoi në rezultatin e turpshëm të rreth 20 për qind të vaksinuar, krahasuar me mesatarisht 70 për qind për Bashkimin. Përgjigja është se autorizimet e Evropës arrijnë aq larg sa është e nevojshme nëse qeveritë kombëtare dështojnë të mbrojnë qytetarët tanë”, tha ai.

Sidoqoftë, a do t’i “arsyetojë” kjo bullgarët, të cilët pranojnë çdo presion të ri në mënyrë edhe më armiqësore? Sidomos kur kryeinspektori shëndetësor shtetëror njoftoi se 300-400 mijë vaksina kundër Covid-19 do të skadonin deri në fund të shtatorit.

Menjëherë lind pyetja nëse kujdesi është për shëndetin e bullgarëve apo për vaksinat e papërdorura dhe fondet e shpenzuara? A nuk është kjo një fajësim?

“Për ditë bëjmë nga 15-20 mijë imunizime dhe me këtë ritëm nuk ka sesi të shfrytëzojmë të gjitha dozat deri në fund të muajit – theksoi Kunçev. – Kjo do të jetë dërgesa më e madhe afati i së cilës do të skadojë.”

Doc. Angell Kunçev

Ndoshta kjo është arsyeja pse doza e tretë për të cilën nuk është dhënë “dritë jeshile” nga institucionet shëndetësore ndërkombëtare, sipas Doc. Kunçev është “rekomanduar”, edhe pse sipas ekspertëve ajo rekomandohet për pacientët më të prekshëm dhe me imunosupresion.

Fushata reklamuese në mediat e Bullgarisë përhapet me fuqi të plotë, por ajo nuk prek bashkatdhetarët tanë, të cilët besuan në ekzistencën e virusit mezi kur e hasën atë.

Prandaj edhe kur ata vet binden në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave në fjalë, mezi atëherë ata do të shkojnë në pikat e vaksinimit, vullnetarisht.

Autor: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana dimitrova

Foto: arkiv, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD