Më 17 shtator, Kisha Ortodokse nderon Dëshmoret e Shenjta Sofia dhe vajzat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria. U bëhet homazh virtyteve që na mbështesin - mençurisë, besimit, shpresës dhe dashurisë. Mençuria njeh, sheh dhe ndihmon. Ajo e merr forcën e saj nga besimi, shpresa dhe dashuria dhe ia jep ato botës.
Sipas legjendës në shekullin e parë në Romë, nëna dhe vajzat e saj, të shpifura për besimin e tyre të krishterë, u përballën me perandorin Adrian. Ai deshi që ato t’i bëjnë fli perëndeshës Artemida, por vajzat refuzuan dhe vdiqën si martire bashkë me nënën e tyre.
Ditë të emrit më 17 shtator kanë njerëzit me emra: Vjara, Verka, Nadezhda, Nadja, Ljubov, Ljuba, Ljuben, Ljubomir, Ljubomira, Ljubomill, Sofia, Sofka.
Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të heronjve mitikë. Të fortë, të shkathët dhe të shpejtë, ata janë fitimtarë, duke kërcyer mbi male dhe dete,..
Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..
Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..