Botanic corner ose “Kënd Botanik”- kështu quhet një instalim arti shumëngjyrësh me një mesazh të veçantë. Gjatë ditëve të pushimit struktura do të paraqitet në zemrën e Sofjes afro dy milionëshe, që të na detyrojë të ndalojmë hap dhe të rimendojmë qëndrimin tonë drejt ruajtjes së mjedisit rrethues dhe lidhjen tonë me natyrën. Projekti është i tri artisteve të reja virtuale, të cilat nuk frikësohen të eksperimentojnë dhe të drejtojnë sfida.
Ato janë Johana Trajanova, Kaja Kolishka dhe Jana Todorova. Në “Këndin botanik” vajzat duan të bashkojnë drejtime të ndryshme në art-ilustrim, cianotipia/ një teknikë fotografimi nga shekulli i 19/ dhe polaroid të manipuluar, që të rikrijojnë pamjen e ngjyrës botanike. “Këto janë tri këndvështrime të ndryshme, përmes të cilave shprehim për kujdesin tonë ndaj natyrës”- thotë Johana Trajanova. Instalimi i artit është një ekran me dy fytyra të ndryshme.
“Në njërën faqe ne do të krijojmë një instalim me lule të vërteta e të gjalla për të treguar sesa të brishtë janë dhe sa shpejt jetojnë dhe vdesin, thotë Johana. Kurse nga ana tjetër e ekranit, do të rikrijojmë imazhin e tyre të përjetësuar, përmes tri drejtimeve artistike. Çdo një prej tyre në bazë të mënyrës së vet studion lulet. Akuareli mund t'i pikturojë me detaje të jashtëzakonshme, printimi blu mund t'i rikrijojë ato si një rrezatim x, kurse fotografia e manipuluar, i ofron spektatorit një liri të pakufishme të imagjinatës për interpretim. “Këndi botanik” do të promovohet në kvARTal - lagja e vjetër artistike në qendër të qytetit, të rrethuar prej godinave dhe rrugëve të zhurmëta. Mesazhi është t'i rikthehemi natyrës dhe të rikujtojmë, se vetëm ajo është e brishtë, por dhe ne vetë varemi prej saj dhe se jemi kalimtar dhe të prekshëm.”
Kjo nuk është struktura e parë artistike, përmes së cilës Johana ndan emocionin e vet ndaj natyrës. Përpara ca kohe artistja e re vizuale instaloi një sferë të bardhë magjepsëse nën kupolën e Largos së kryeqytetit me një mesazh të ngjashëm. ”Ajo e cila na bashkoi në kolektivin tonë të vogël artistik në projektin e tanishëm është dashuria ndaj botanikës”- thotë Johana dhe shton:
“Jana Todorova, si një artiste akoma nuk ka pasur paraqitje të shumta, por ajo është shumë e pasionuar pas shtypit blu dhe proceseve të shekullit të 19. Bëhet fjalë për cianotipinë. Në këtë rast konkret ajo do të punojë printime blu të luleve me ndihmën e emulsionit cianotip përmes ekspozimit në diell.
Kurse Kaja Kolishka punon në sferën e ilustrimit, duke u mbështetur krejtësisht mbi pikturimin me dorë. Si bazament ajo përdor material drusor, kurse pikturat e saj janë me akuarele. Stili i saj mund të karakterizohet si mjaft naiv dhe tani ajo do të bëjë disa lule jashtëzakonisht të bukura. Kurse drejtimi im është i ashtuquajturi imazh polaroid i manipuluar. Në fakt unë eksperimentoj me fotografi polaroidë, ku ndaj emulsionin e tyre dhe e pozicionoj mbi letër. Rezultati përfundimtar janë imazhe fotografike jo standarde.”
Entuziazmi i Johanës, Janës dhe Kajës është ngjitës. Vajzat punojnë me gjithë shpirt dhe zemër. Prandaj, nëse doni të njiheni me artin e rinisë bullgare, urdhëroni në udhëkryqin e rrugës “Serdika” dhe të rrugës “Triadica” më 18 dhe 19 shtator.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivi personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..