Ende nuk ka një vendim zyrtar, por sipas Komisionit Qendror Zgjedhor do të votojmë me një kartë më 14 nëntor. Këtë e bëri të ditur Rosica Mateva, zëdhënëse dhe zëvendëskryetare e Komisionit.
"Nëse votohet me 2 karta, procesi do të vonohet dhe është e mundur që të ketë konfuzion me kartat që komisioni sektorial i zgjedhjeve dhe votuesi duhet të përdorin," shpjegoi Mateva. Ajo sqaroi para bTV se zgjedhjet kryesore janë për presidentin sepse ato janë të rregullta, por shqyrtohet edhe varianti që votuesi të mund të vendosë vetë nëse të votojë edhe për president, edhe për parlament, ose vetëm për një prej tyre.Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu..