Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.
Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..