Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Vazov – bashkëkohësi i lirisë bullgare, Bashkimit dhe Pavarësisë

Foto: archives.government.bg

Para një shekulli, më 22 shtator të vitit 1921, Ivan Vazov u nda nga jeta, duke lënë trashëgimi disa nga fjalët më të bukura kushtuar Bullgarisë. Adhurimin dhe dashurinë e tij të sinqertë e zbulojmë në tregimet, udhëtimet, romanet, dramat, poezitë e tij. Breza të tërë bullgarësh u rritën me vjershat e tij, dhe një nga të parët të cilat e mësojmë dhe e mbajmë mend tërë jetën është “Unë jam bullgar...” Në krijimtarinë e tij Vazov prek një pjesë të madhe të temave, të cilat e preokupojnë shoqërinë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Të gjitha veprat e tij mund të shërbejnë si një lloj kronike të fitoreve heroike bullgare në emër të qëllimeve mbarëkombëtare – luftimit të lirisë, bashkimit të vendit pas sundimit pesëshekullor osman. Shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë në vitin 1908 është ngjarja e vetme e së cilës krijuesi ishte dëshmitar por mungon ndonjë vepër për të.

“Ky është një akt vërtet serioz, por le të mos i marrim veprat e krijuesit Ivan Vazov aq fjalë për fjalë – shpjegon Atanas Kaprallov, drejtor i Muzeut Letrar Kombëtar. – Gjatë jetës së tij 71 vjeçare krijuesi popullor përjeton 5 luftëra. Nuk duhet të harrojmë se Vazovi nuk ishte publicist, veprat e tij mbajnë frymën e lirës dhe pavarësisë ndaj të cilave Bullgaria synon. Jo më kot, pavarësisht se sa Penço Sllavejkov donte që babai i tij Petko Slavejkov të merrte pseudonimin Patriark të Letërsisë Bullgare, me të u shpërblye Ivan Vazov.”

Krijimtaria e Vazovit inkurajon breza bullgarësh, madje edhe ata të lindur jashtë, të njohin dhe të duan atdheun e tyre. Veprat e shumta të cilat autori la pas vetes mund të shërbejnë si kartëvizita e vendit tonë para botës. Dëshmi për këtë zbulojmë në interesin ndaj shtëpisë muze të shkrimtarit në kryeqytet:

“Shtëpia-muze në Sofje frekuentohet shumë si nga bullgarë, ashtu edhe nga të huaj – tregon Kaprallov. – Zakonisht të huajt dinë pak për krijuesin Ivan Vazov. Ata duan të zbulojnë nga kuratorët tanë se çfarë personi ishte ai, sepse ata ende e kuptuan që ky krijues përshkruante karakteristika themelore për ne si individë, si një imazh i plotë kolektiv i shpirtit bullgar. Duke e njohur atë ata mësojnë më shumë për bullgarin e sotëm. Është interesante se pas vizitës shumë prej tyre kërkojnë vepra të tij për të lexuar, më shpesh romanin “Nën zgjedhën”.”

Një fakt tjetër interesant lidhur me këtë roman është se në vitin 1894 ai  botua më parë në gjuhën angleze. Arsyeja për vonesën e botimit bullgar ishte se ai përmban 24 ilustrime, të cilat duhej të miratoheshin nga Vazovi, dhe më pas të rikrijoheshin me ndihmën e aktorëve. Kuadrot e fotografuara i merrte një piktor i cili i rikrijonte duke lënë gjurmët e tij mbi vizatimet. Shpesh ilustrimet dukeshin ndryshe nga fotot origjinale dhe duhej të përpunoheshin, gjë që kërkonte kohë.

Me gjuhën e tij të pasur, me subjektin dhe me imazhet kolorite, “Nën zgjedhën” zë një vend të denjë në panteonin e klasikes letrare bullgare. Sidoqoftë, prania e tij në faqet e arta nuk e mbron romanin nga përpjekjet për ta redaktuar, për ta rishikuar apo për të shkurtuar atë, në mënyrë që ta bëjë më të lehtë për lexuesit të kuptojnë dhe të perceptojnë. Në këtë kontekst, përkthimi i librit në të ashtuquajturën “shljokavica” (“Alfabeti” që përdor brezi pas vitit 2000 që u rrit me internetin. Në të alfabeti cirilik zëvendësohet fonetikisht me latinishten, dhe shkronjat Ш dhe Ч shkruhen 6 dhe 4), që doli në treg 4 vjet më parë, siç pritej, shkaktoi mosmiratim të mprehtë në të gjitha shtresat e shoqërisë. Edhe pse botimi doli në treg me misionin për të kujtuar se gjuha bullgare është në rrezik, zgjedhja e veprës nuk ishte e përshtatshme.

“Nuk mund të pranoj redaktimin e një autori klasik – është kategorik drejtori i Muzeut Letrat Kombëtar. – Nuk e di nëse ndonjë gjë e tillë të kishte ndodhur në botë me një vepër të një autori të përmasave të tilla. Ndoshta botuesit e këtij përkthimi menduan se kjo do ta bënte autorin më të lexueshëm. Në këtë mënyrë, megjithatë, humbet lidhja me krijimtarinë e lartë që lidhet me detajin, me nuancat në vepër. Unë jam kategorikisht kundër çdo përditësimi të autorëve klasikë bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD