Bullgaria do të vazhdojë të punojë për një OKB efektive, të përgatitur për të përmbushur nevojat e njerëzimit në shekullin XXI, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një video-fjalim para pjesëmarrësve në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme, që po mbahet në Nju Jork.
"Sfidat globale të pashembullta kërkojnë që të gjitha vendet të mbështesin veprime më efektive dhe të koordinuara nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. "Diplomacia shumëpalëshe është çelësi për të ardhmen tonë të përbashkët dhe nuk ka alternativë," tha Presidenti Radev. Ai vuri në dukje nevojën për rritjen e nivelit të sigurisë së zinxhirëve të furnizimit, të infrastrukturës kritike, rrjeteve të energjisë, dhe të gatishmërisë në raste pandemish dhe fatkeqësish natyrore. Si anëtare e BE -së, Bullgaria mbështet veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për vendime të qëndrueshme për refugjatët nga Afganistani dhe përkrahjen për vendet që strehojnë një numër të madh prej tyre, tha Radev.Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..