Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U botua një abetare bullgare për fëmijët dygjuhësh

Foto: arkiv

"Po lexojmë me Asjan dhe Javorin" është emri i abetares së parë për nxënësit me gjuhë amtare të ndryshme nga bullgarishtja dhe për ata që kanë vështirësi në lexim në shkollën fillore. Abetarja është e përshtatshme për fëmijët bullgarë që rriten jashtë vendit dhe kanë më pak kontakte me gjuhën bullgare. Ajo u krijua si pjesë e një projekti më të madh për përhapjen e materialeve në ndihme të mësuesit. Abetarja shpërndahet falas përmes faqes prepodavame.bg

Abetarja përfshin tre libra: një abetare për fëmijë, një abetare për të rriturit me udhëzime për punën, kurse libri i tretë është një aplikim për të bërë shkronja taktile dhe u lejon studentëve për ta krijuar alfabetin e tyre. Informacioni është i Nedka Lillkovës nga BNR Vidin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Zgjidh Bullgarinë" – shteti do të tërheqë bullgarë nga diaspora pa shtetësi

Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..

botuar më 25-06-13 7.56.MD

Shoqata “Komuniteti Ortodoks Bullgar në Çeki” bën thirrje për mbështetje

Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..

botuar më 25-06-13 7.40.PD

Manastiri i Trojanit i dhuron relikte të shenjta kishës “Shën Parasqevi-Petka” në Trojan

Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..

botuar më 25-06-13 5.10.PD