850 janë të infektuarit rishtas me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 9.35% e 9086 testeve të kryera, sipas faqes së internetit coronavirus.bg. Megjithë rënien e konsiderueshme të rasteve të reja me 1342 persona, gjë që i detyrohet zvogëlimit të të dhënave nga fundjava e mërkurë, kur ishte ditë pushimi për shkak të Ditës së Pavarësisë, shkalla e infeksionit mbetet e lartë. Numri më i madh i personave të sapo infektuar është në Sofje - 158, në Burgas - 99 dhe në Varna - 81.
Numri i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë është afër gjysmë milioni - 487.588. Rastet aktive janë 41.071. 4.959 pacientë janë shtruar në spital, dhe 405 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit vdiqën 27 persona me Covid-19 të konfirmuar. 584 janë shëruar.
Vetëm 1858 vaksina u dhanë të mërkurën. 1 290 434 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..