Një dozë e tretë shtesë kundër Covid-19, e cila do të forcojë dy të parat, do të vendoset së shpejti në Bullgari, tha drejtoresha e Qendrës për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Iva Hristova për bTV.
Doza e tretë do të rekomandohet për grupe të caktuara të rrezikuara, tha Hristova, duke shtuar se kjo dozë jepet 8 muaj pas së dytës dhe është për ta forcuar imunitetin. Ajo do të rekomandohet për njerëzit me deficitë imuniteti, për të sëmurët nga kanceri, si dhe për të rriturit mbi 65 vjeç.
Hristova shtoi se fëmijët nuk infektojnë, por infektohen, dhe shpjegoi se një mësues mund ta transmetojë koronavirusin në një klasë të tërë. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme që të rriturit të imunizohen, shpjegoi profesoresha.Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..