Një delegacion i eurodeputetëve dhe ekspertëve nga Parlamenti Evropian mbërriti në Bullgari për një vizitë dy-ditore për të studiuar situatën me sundimin e ligjit, tha korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nga gjithsej 23 persona, 7 janë eurodeputetë nga secili grup politik në Parlamentin Evropian, pjesa tjetër janë ekspertë. Socialistët përfaqësohen nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Të gjithë janë anëtarë të Grupit të Monitorimit të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Janë planifikuar takime me Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, Ministrat e Punëve të Brendshme - Bojko Rashkov, të Drejtësisë - Janaki Stoillov, të Kulturëa - Velislav Minekov, Zëvendëskryeministrin për Fondet e BE -së Atanas Pekanov, Kryeprokurorin Ivan Geshev, Avokaten e Popullit Diana Kovaçeva dhe deputetë nga Legjislatura e fundit e Kuvendit Popullor. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet lirisë së mediave.Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..