Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët që vdiqën në Bregun e Fildishtë kanë qenë instruktorë ushtarakë në një mision

Foto: BGNES

Aksidenti me një helikopter ushtarak Mi-24 në Bregun e Fildishtë më 10 shtator në pjesën veriore të vendit, ku vdiqën pesë persona, përfshirë tre bullgarë, ishte për shkak të motit të keq. Këtë e bëri të ditur kreu i forcave të armatosura, gjeneral Lassina Doumbia, cituar nga AFP, pas hetimit të zhvilluar, transmetoi BGNES.

Kërkuesit kanë arritur të rimëkëmbin një nga kutitë e zeza të helikopterit dhe të gjejnë eshtrat e pesë anëtarëve të ekuipazhit. Helikopteri ka qenë në mision, tha zëdhënësi i qeverisë Amadou Coulibaly pa dhënë detaje. Viktimat në Bregun e Fildishtë do të nderohen në Abixhan të premten. Do të organizohet një ceremoni në nder të instruktorëve të huaj para riatdhesimit të trupave të tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD