Gjithnjë e më pak diploma bullgare për studime jashtë vendit po certifikohen, njoftoi Ministria e Arsimit. 1536 të diplomuar në vitin e kaluar shkollor kanë marrë një apostille për arsim të mesëm. Janë certifikuar gjithsej 2652 dokumente bashke me të diplomuarit në vite të kaluara. Në vitin 2020 ato kanë qenë gjithsej 3678, kurse në vitin 2019 u legalizuan 4683 diploma.
Tendenca e uljes së numrit të të rinjve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit është për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, pandemisë Covid-19 dhe rënies së numrit të maturantëve.
Në vitin 2021, Gjermania, Greqia dhe Italia ishin më të preferuarat për të studiuar, ndërsa në 2020 vendet më të preferuara nga bullgarët ishin Gjermania, Greqia dhe Britania e Madhe.Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre..