Fëmijë të lumtur dhe të etur për dije - kjo është ëndrra e çdo prindi dhe mësuesi në vendin tonë. Është mjaft e mundur të "infektoheni" me këtë entuziazëm nëse e gjeni veten në shkollën bashkiake "Nikolla Jonkov Vapcarov" në Berkovica. Dizajni i dhomave të klasës është vepër e një studioje bullgare të specializuar në formimin e dizajnit të qendrave të ndryshme sociale.
Sipas krijuesve të saj Violetka Sllavova dhe Maria Stajnova, mjedisi mësimor duhet të dizajnohet sipas nevojave të nxënësve dhe mësuesve të tyre, duke përdorur sa më shumë resurset në dispozicion të shkollës.

Në vitin 2018 dy vajzat fituan konkursin për arkitektë të rinj "Shkollat e së Ardhmes" për shkak të idesë së tyre për ndërtimin e një Qendre për Shkenca Natyrore dhe Sipërmarrje.
Vizioni i projektit të tyre u pëlqye nga menaxhmenti i shkollës dhe prej andej ata kërkuan nga arkitektet që ta realizojnë atë në Berkovica, në mënyrë që ta kthejnë arsimin në një festë për nxënësit e tyre nga klasa I deri në VII.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...