"Ka ardhur koha që Bojko Borisov të ndalojë përdorimin e partisë së tij si mburojë dhe të mbrojë nderin e saj duke kandiduar për president," tha para gazetarëve Presidenti Rumen Radev. Sipas tij, argumenti i GERB dhe partive të tjera për të mos shpallur akoma kandidatët e tyre për president dhe nënpresident, që të mos "gjuajnë" kundër tyre, nuk është i drejtë.
Sa i përket gjendjes së sistemit energjetik, presidenti theksoi se qeveria e përkohshme reagoi shpejt dhe filloi "asgjësimin e minave të vendosura nga pushtetarët e mëparshëm në sektorin e energjisë". Kështu, për të tretën javë rresht, çmimet e energjisë elektrike në Bullgari janë ndër më të ulëtat në Evropë.
Rumen Radev tha gjithashtu se në fillim të shtatorit Kristalina Georgieva - e akuzuar për falsifikim të të dhënave në favor të Kinës nga koha e saj si kryedrejtoreshë ekzekutive e Bankës Botërore, kërkoi një takim pune me të për të ndarë tendencat globale në ekonomi, inflacion dhe pasojat e mundshme për Bullgarinë.
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..