Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov është ndër kandidatët për çmimin letrar më prestigjioz në Itali "Premio Strega Europeo". Romani i tij “Strehim kohe” është ndër pesë finalistët për libra të përkthyer. Gospodinov konkurron me autorë të tillë si legjenda rumune Anna Blandiana dhe fituesi i “Goncourt” Hervé Le Tellier. Një recension në gazetën "La Repubblica" e përcakton shkrimtarin bullgar si "Prusti që vjen nga Lindja".
Çmimi “Strega” do të jepet në një ceremoni më 17 tetor në Torino gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit. Për Georgi Gospodinov ky është nominimi i dytë për çmimin prestigjioz. Nominimi i parë ishte në vitin 2014 për romanin “Fizika e trishtimit”.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..