Ministria e Jashtme Bullgare i dorëzoi një notë proteste kreut të përkohshëm të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Krëstevski. Sofja proteston kundër zëvendësimit të një monumenti historik bullgar në oborrin e kishës të fshatit Klepaç pranë qytetit të Prilepit. Monumenti i vojvodës Vellko Skoçivirçeto, i cili vdiq në vitin 1904, dhe tetë rebelët e tij u shkatërrua. Mbishkrimet në bullgarishten letrare janë hequr. Mbiemrat e viktimave janë ndryshuar në një monument të ri.
Pala bullgare po i kërkon Shkupit të restaurojë monumentin origjinal. Theksohet se ndryshimi i artefakteve historike është një përpjekje për t’u rishkruar historia dhe kështu shkelet Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit i vitit 2017.Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..