Për shkak të aksidentit me anijen “VERA SU” të bllokuar në zonën e Jajllata, Ministri i Transportit në detyrë Hristo Aleksiev pushoi nga detyra drejtorin e “Administratës Detare”, Kapitenin Zhivko Petrov. Në vend të tij u emërua kapiteni Vencisllav Ivanov.
Ministri tha se nuk do të lejojë që shteti të sabotohet. Sabotimi, sipas tij, janë të gjitha deklaratat se ka ndotje serioze në vendin ku është bllokuar anija “VERA SU”. Aktualisht po punohet për tërheqjen e anijes.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..