Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm 1/3 e bullgarëve u regjistruan në mënyrë elektronike

Foto: BGNES

Afati për regjistrimin elektronik të popullsisë bullgare përfundon më 30 shtator, rikujtuan nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Numri i bullgarëve të regjistruar në mënyrë elektronike është tashmë mbi 2 290 000, tha para BNR Sergej Cvetarski, kreu i Institutit Kombëtar të Statistikave. Tashmë janë përshkruar rreth 4 500 000 njerëz, së bashku me ata të numëruar nga regjistruesit. Para rreth 10 vitesh në mënyrë elektronike u regjistrua 40% e popullsisë bullgare.

"Parashikimet nuk u realizuan - prisnim që tani me zhvillimin e teknologjisë të numëronim në mënyrë elektronike rreth 60% të bullgarëve, por jemi larg kësaj përqindjeje. Kështu qe do të shpresojmë tek numërimi i regjistruesve ”, komentoi Cvetarski. Vizitat fizike të regjistruesve do të vazhdojnë deri më 10 tetor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE na ndal fonde nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri për shkak të moszbatimit të reformave antikorrupsion

Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..

botuar më 25-11-05 5.22.MD

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..

botuar më 25-11-05 3.51.MD

Presidenti i vuri veton Ligjit për Transaksionet me Asetet e Lukoil

Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..

botuar më 25-11-05 11.22.PD