Gjatë muajit tetorgazi natyror në Bullgari do të rritet me më shumë se 16% e parashikuar në verë, vë në dukje një furnizues kryesor i energjisë në Bullgari. Nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit e shpjeguan këtë me rritjen e çmimeve të bursave evropiane, të cilat gjatë muajit të fundit kanë një rritje prej 50% si rezultat i kërkimit më të madh të karburantit blu. Kështu në Bullgari u formuan tre kriza -paqëndrueshmëria politike dhe stuhia energjetike, që iu shtuan pandemisë.
“Po flasim mbi këto tema dhe kërkojmë zgjidhje. Qeveria teknike po punon për këtë që të gjithë konsumatorët të kenë energji dhe kjo të jetë në rangun më të mirë të çmimeve” - tha kryeministri në detyrë Stefan Janev.
Mes masave të propozuara nga qeveria janë ndihma financiare e biznesit dhe forcimi i kontrollit mbi funksionimin e Bursës së Pavarur të Energjisë Bullgare dhe transaksionet e kryera. Si një hap për kompensimin e çmimit të lartë të energjisë elektrike për biznesin, qeveria teknike propozon t’u paguhen firmave nga 50 leva për çdo një megavat orë korrent të përdorur. Llogaritë tregojnë se për këtë qëllim do të jenë të domosdoshme afro 650 milionë leva /325 milionë euro/.
“Gjatë 2 muajve të fundit Bullgaria ka çmimet më të ulëta të energjisë në kuadrin e Bashkimit Evropian. Çmimi i energjisë elektrike për familjet do të mbetet i njëjtë, të paktën për tre muajt e ardhshëm”, na bind Ivan Ivanov kryetar i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit.
Përveç masave të planifikuara për të ulur çmimin e energjisë për biznesin, kabineti po konsideron krijimin e një grupi pune i cili të analizojë mundësitë për ndërtimin e objekteve të reja bërthamore në vendin tonë.Biseda duket se është politike dhe jo teknike, kurse pa një qeveri të rregullt nuk mund të merren vendime të qëndrueshme - paralajmërojnë sindikalistët. Kjo është dhe një çështje shumë e rëndësishme sociale. Vendi ynë është në vendin e parafundit në Bashkimin Evropian për nga përqindja e punonjësve, të cilët kanë vështirësi me pagimin e ngrohjes gjatë dimrit - në bazë të të dhënave të agjencisë EUROSTAT këta janë rreth 40%. Nga ana e vet biznesi këmbëngul në zgjidhje të shpejta dhe të zbatueshme në mënyrë që të mos ketë humbje të vendeve të punës, si një masë për të kundërshtuar goditjet e inflacionit, si dhe në përgjigje të pasojave nga koronakriza.
Goditja më e madhe e çmimeve këtu ishte në fund të muajit korrik dhe në fillim të muajit gusht, kur çmimet e energjisë elektrike për një megavat orë arritën 200 euro. Industritë me një intensitet të lartë nuk mund të funksionojnë dhe të punojnë me një çmim të tillë, sepse për to energjia elektrike është lënda e parë dhe një komponent kryesor në çmimin e mallrave dhe të shërbimeve që ato ofrojnë. Madje disa kompani kanë ndërprerë punë sepse nuk mund të lejojnë një humbje të tillë dhe të vazhdojnë” - thotë Dobri Mitrev, kryetar i Bordit Drejtues të Dhomës Industriale Bullgare dhe vë në dukje se periudha më e vështirë për biznesin është përpara.
“Bëhet fjalë për muajt më të rëndë të dimrit - deri në mars. Mendoj se me mjete në një përmasë deri 1 miliardë leva /500 milionë euro/ do të mund t’i jepet një gllënjkë ajër biznesit të vogël dhe të mesëm në Bullgari. Nëse shteti merr masa, biznesi bullgar do të mund ta përballojë”.
Në sfondin e kësaj situate të pazakonshme në plan botëror, tek ne vëzhguesit gjithashtu raportuan si problem dhe eksportin e energjisë së lirë të prodhuar këtu, si dhe ngecjen në ndërtimin e lidhjes së gazit me Greqinë, që mundet të japë një gllënjkë ajër me një gaz më të lirë nga Azerbajxhani.
“Qeveria tani është e kufizuar në mundësitë e veta, sepse mungon parlamenti. Por, ka mekanizma të kërkojë rezerva prej kursimeve” - mendon Sllavço Nejkov, kryetar i Institutit të Menaxhimit të Energjisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Dhoma industriale Bullgare
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...