Më 1 tetor Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e saj të ri. Koncerti është në Sallën “Bullgaria”, dhe simfonistët e radios ia kushtojnë festës së tyre profesionale Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, si dhe Festës së Pranimit të Qefinit Ortodoks të Nënës së Zotit, dy festa që shënohen në ditën e parë të tetorit. Programi do të përfshijë vepra të zgjedhura posaçërisht nga dirigjenti Mark Kadin: "Ave Maria" nga Franz Schubert, "Nëna e Zotit, unë qëndroj para teje" nga John Tavener (premierë për Bullgarinë), "Vlaherna. Qefini i Nënës së Zotit ”nga Georgi Arnaudov, si dhe Koncert 3 për piano dhe orkestër nga Sergei Rachmaninoff.
Konstantin Emeljanov - pianisti i ri rus, artisti i Yamaha, i cili vizitoi Bullgarinë për herë të parë në vitin 2019, është përsëri në vendin tonë për fillimin e sezonit të koncerteve të Orkestrës Simfonike të BNR-së. Konstantin është laureat i një numri çmimesh prestigjioze, ndër të cilat ndoshta më i konsiderueshmi është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar "P. I. Çajkovski ".
Së bashku me koncertet e planifikuara për sezonin e ri, Orkestra Simfonike e BNR-së do të realizojë shumë incizime, në të cilat theksi i veçantë do t'u kushtohet veprave të rëndësishme nga historia muzikore bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Zdravko Petrov, Ani PetrovaDashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..