Ministria e Shëndetësisë ka nisur një lojë me shpërblime për personat e vaksinuar, njoftoi Ministria. Një mesazh për inkurajimin e vaksinimit kundër COVID-19 do t'u dërgohet përdoruesve të celularëve të tre operatorëve të telekomunikacionit në vend, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit: "Vaksinat kundër COVID-19 shpëtojnë jetë! Imunizoni veten deri më 31 tetor 2021 dhe përfshihuni në lojën tonë, ku mund të merrni një nga 102 orët e zgjuar.
Në lojë mund të marrin pjesë të gjithë personat mbi 12 vjeç të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në territorin e Bullgarisë në periudhën nga 30.09.2021 deri më 31.10.2021, pavarësisht nëse është përfunduar tërë cikli i imunizimit. Çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në lojë mund të regjistrohet në faqen e internetit coronavirus.bg. Loja është e hapur për qytetarët bullgarë dhe shtetasit e huaj që janë me qëndrim të përhershëm në vend.
Fituesit do të përcaktohen përmes një shorti të kryer nga Ministria e Shëndetësisë.Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre..