Brenda dy ditësh do të shpallim Komitetin Nismëtar, i cili do të paraqesë kandidaturën time për president, tha Rektori i Universitetit të Sofjes Prof. Anastas Gerxhikov në hapje të vitit akademik.
“Mendoj se mund të jem i dobishëm me cilësitë e mia për të mishëruar unitetin e kombit, kam punuar në disa zyra, në organizata që janë komplekse, dhe kam përvojë të madhe për të balancuar njerëzit me interesa të ndryshme në mënyrë që të gjithë të ndihen të kënaqur me rezultatet e arritura”, shtoi profesori.
Mësova që partia GERB është gati të mbështesë kandidaturën time. Do të bisedoj me të gjitha partitë, veçanërisht me të djathtën dhe qendrën e djathtë, tha Prof. Gerxhikov.
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore. Në fjalën e tij, presidenti bëri thirrje për veprime kundër..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...