Adhuruesit e artit grafik mund të shijojnë veprat e zgjedhura për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Konkursit Ndërkombëtar Ex Libris - Varna. Për garën krijuese u dërguan 574 krijime të 209 autorëve prej 38 shteteve. Më shumë pjesëmarrës kishte nga Rusia - 30 piktorë, të pasuar nga Bullgaria - 22 autorë, si dhe nga Italia dhe Ukraina me nga 20 artistë, njoftuan organizatorët nga galeria artistike “Llargo”.
Piktorët Ivan Rusaçek nga Bjellorusia, Anna Trojanovska nga Polonia dhe grafiku Bullgar Petër Llazarov janë fituesit e çmimeve të para, të dyta dhe të treta nga konkursi. Juria dalloi me diploma nderi 12 autorë të shquar nga Lituania, Ukraina, Bjellorusia, Sllovakia, Republika Çeke, Polonia, Italia, Anglia, Kina dhe Bullgaria. Ekspozita është me miniatura grafike dhe mund të shikohet deri më 13 tetor.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...