513 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 11.14% e 4603 testeve të kryera janë pozitive, sipas faqes së internetit coronavirus.bg. Treguesi është më i lartë se të shtunën, kur ishte 10.7 përqind. 87.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar.
Të sëmurët aktivë janë 45 853. 5248 të sëmurë u shtruan në spital. 87.43% e 183 personave në spitale nuk janë vaksinuar. 462 të infektuar janë në repartet e kujdesit intensiv. 43 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur në harkun e shënuar kohor. 516 persona u raportuan të shëruar.
Të dielën u dhanë 1284 vaksina. 2 550 279 njerëz janë me të paktën një dozë. 1 337 228 bullgarë kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Nëse Bullgaria arrin të zbatojë projektin e përgatitur për "Shën Kiriku dhe Julita", ishulli mund të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Sozopoll me..
Kryeministri Rosen Zheljazkov e përshkroi votën e mosbesimit ndaj qeverisë mbi politikën e saj të jashtme, që po debatohet aktualisht në Kuvendin Popullor, si një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive në koalicionin qeverisës. “Ky..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..