Kandidatura e Rektorit të Universitetit të Sofjes, Prof. Anastas Gerxhikov, për President më befasoi dhe më shqetësoi. Këtë e komentoi para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ Ministri Arsimit në detyrë Prof. Nikollaj Denkov.
“Nga njëra anë shihet se sistemi i arsimit të lartë është angazhuar me këtë kandidaturë. Nga ana tjetër kjo do të çojë në defekte në sistemin e arsimit të lartë, " tha Denkov.
Në një postim në rrjetet sociale Ministri në detyrë i Kulturës Velisllav Minekov deklaroi se sipas ligjit rektorët e institucioneve të arsimit të lartë që janë bërë pjesë e Komitetit të Iniciativës për zgjedhjet e ardhshme duhet të japin dorëheqjen sepse ata kanë "deklaruar simpati politike".
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të..