Të martën do të jetë kryesisht me diell. Do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet lindore. Në mëngjes do të ketë mjegulla në disa vise. Temperaturat maksimale në vend do të jenë nga 19 ° në 24 °, në rajonin e Sofjes – deri në 20 °.
Mbi bregun e Detit të Zi retë do të jenë të ndryshueshme, por ka pak të ngjarë të ketë reshje. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 18-20 °. Temperatura e ujit të detit është 18-19 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 3 ballë.
Mbi male moti do të jetë kryesisht me diell dhe i këndshëm për turizëm. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 16 °, në 2000 m - deri në 9 °. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të tregojnë 16 °.
Ditën e mërkurë temperaturat do të mbeten të pandryshuara. Por mbi gjysmën perëndimore të vendit pasdite moti do të jetë me vranësira.Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..