Pasaporta bullgare është në vendin e 10-të në listën e "Dokumenteve më të fuqishme të udhëtimit" në botë. Pasaporta bullgare mund të përdoret për të udhëtuar në 136 vende, në 97 prej tyre pa vizë, sipas Indeksit Global të Pasaportave më të Fuqishme - Arton Capital.
Renditja përfshin 199 vende dhe territore. Në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila lejon udhëtim e lirë në 152 vende, nga të cilat 98 pa vizë. Bullgaria renditet e 10-ta bashkë me Rumaninë dhe Monakon. Me pasaportën bullgare mund të udhëtohet pa viza në Evropë, Turqi dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine. Ndërsa për pothuajse të gjithë Azinë hyrja bëhet me vizë.Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..