Nuk ka baza për ndryshimin e qëndrimit bullgar ndaj Republikës së Maqedonisë Veriore, pavarësisht presionit të pritshëm ndaj Bullgarisë nga ana e partnerëve evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, komentoi Nënpresidentja Ilijana Jotova.
"Ne do të përsërisim se më e rëndësishmja për ne është që të respektohen të drejtat e qytetarëve me identitet bullgar. Rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jenë me rëndësi të madhe për ne. Po marrim shumë sinjale alarmante. Ka filluar përsëri shkatërrimi i monumenteve. Më duket se puna e Komisionit të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme historike nuk mund të mburret me rezultate të konsiderueshme, " tha në përfundim Nënpresidentja.
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..