Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgarët në Uralet dhe Siberi” në fokus të një konference në Sofje

Foto: arkiv

Shkencëtarë nga Bullgaria, Rusia, Ukraina dhe Moldavia marrin pjesë në konferencën dy-ditore në kuadër të projektit “Bullgarët në Uralet dhe Siberi në shekullin XX - XXI: histori, kulturë, identitet”. Projekti i financuar nga Fondi “Kërkime shkencore” në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për palën bullgare udhëhiqet nga Prof. Dr. Petko Hristov. Pjesëmarrësit në takim u përshëndetën nga Nënpresidentja Ilijana Jotova.

Projekti në fjalë hap një faqe të panjohur që lidhet me zhvendosjen e komuniteteve bullgare 2 shekuj më parë dhe sot e kësaj dite në Uralet dhe Siberi. Njerëzit me origjinë bullgare përjetuan reformën e Stolipin, shtypjet e Stalinit, pushtimin nazist. Shumë shkuan për të punuar gjatë socializmit në Siberi dhe Uralet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 18 shtatorin 2024

Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të shpërndara, pas mesditës dhe të konsiderueshme. Kryesisht në kodrinat Predballkan dhe masivet e Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 16°,..

botuar më 24-09-17 7.35.MD
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov (djathtas) dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Sh. e Tij Kenneth Merten

SHBA do ta ndihmojë Bullgarinë të përmbushë kriteret për një regjim pa viza

Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së. "Përfshirja e..

botuar më 24-09-17 6.07.MD

Përfundimisht: Për zgjedhjet e 27 tetorit janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione

Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. Nga fjalët e saj, u bë e..

botuar më 24-09-17 3.51.MD