Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata nuk lejoi “Verën Bullgare” të Vasill Bozhkov në zgjedhje

Foto: BGNES

Gjykata Supreme Administrative hodhi poshtë ankesën e partisë politike “Platforma Civile Vera Bullgare” kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili refuzoi regjistrimin e partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet për deputetë më 14 nëntor 2021. Sipas gjykatës, me vendimin e saj për të mos lejuar partinë e lidhur me shefin e lojërave të fatit Vasill Bozhkov që fshihet në Dubai, KQZ-ja veproi sipas ligjit, pasi aplikimi i partisë “Vera Bullgare” nuk shoqërohej me certifikatën e nevojshme për një llogari aktuale bankare. Vendimi është përfundimtar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me rënien e Shengenit, pritet një rritje e turistëve verorë në bregun e Detit të Zi

Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..

botuar më 25-01-21 12.22.MD
Presidenti Radev

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..

botuar më 25-01-21 11.31.PD

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD