Të premten do të jetë me vranësira, me shi dhe me erë në të gjithë vendin. Reshjet në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të jenë më domethënëse. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8 dhe 13 gradë, dhe ato maksimale nga 11 në 16 gradë, për Sofjen deri në 11.
Mbi bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira, me erë me reshje pasdite. Temperaturat maksimale do të jenë nga 14 gradë në Kepin Shablla deri në 17 gradë në jug. Temperatura e ujit të detit është 17 - 19 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Mbi malet do të ketë erë dhe shi. Mbi 1600 m një mbulesë e bardhë pritet në majat në Bullgarinë Perëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 6 gradë, në 2000 m rreth 2 gradë. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë 6 gradë në Bansko me 8.
Gjatë fundjavës mbetet me vranësira. Të shtunën, reshje më të rëndësishme do të ketë në lindje.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..