Muajt e fundit Vjara Panteleeva dhe Vintage Band incizuan disa hite të vjetra bullgare. Midis tyre është "Bretkosat e çmendura" nga grupi i njohur "Xhango Ze" në vitet '90 të shekullit XX. "E falënderoj Mirosllav Atanasovin (autor i muzikës dhe tekstit dhe solist i grupit) që dha pëlqimin e tij për ta incizuar këngën! Më pëlqen shumë grupi, si dhe këngët që ata kanë krijuar!” - kështu Vjara Panteleeva e prezantoi versionin e ri të “Bretkocat e çmendura!” në rrjetet sociale. Orkestrimi është i Vintage Band.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..