Në ueb sajtin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) – www.bnr.bg, tashmë mund të dëgjohet audio programi i informacionit “Bullgaria sot” në: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, serbisht, greqisht, shqip dhe turqisht, realizuar nga Radio Bullgaria.
Radioja Kombëtare Bullgare rivendos programet e veta në gjuhë të huaja pas një pauze prej 5 vjetësh. Ndryshimi përkon me 85 vjetorin e transmetimeve të para për jashtë, të cilin Radio Bullgaria e shënon në vitin 2021.
Programi i ri i informacionit i Radio Bullgarisë përgjithëson lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid, paraqet destinacione interesante turistike, njeh auditorin me mënyrën e jetesës, kulturën dhe historinë e vendit. Çdo program përfundon me rubrikën “Kënga e ditës”, e cila u jep mundësi auditorit shumëmijësh të Radio Bullgarisë anë e mbanë botës të dëgjojë hite aktuale bullgare pop dhe rok, kryevepra folklorike, krijime klasike dhe xhaz...
Fillimi i programeve të gjuhëve të huaja është pjesë e fushatës së BNR-s “Dëgjo Bullgarinë” - për të prezantuar dhe për të promovuar vendin tonë midis qytetarëve të huaj të interesuar për biznes, arsim ose turizëm në vendin tonë.
“Bullgaria sot” mund të dëgjohet nga çdo pajisje celulare, përmes faqes së internetit të BNR-s, në dispozicion në: www.bnr.bg.
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën “Shoqëri” do ta drejtojmë vëmendjen tuaj te regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri, sipas të cilit bullgarët janë minoriteti i..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm ju ofrojmë dy tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Së pari do t’ju tregojmë për fshatin Babjak, një fshat i jashtëzakonshëm në malin e Rodopeve, i njohur si “Zvicra e vogël e Rodopeve...
Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë në rubrikën “Shoqëri” do të flasim për problemet e kafshëve të pastrehë në Bullgari. Pas kësaj ju ftojmë të bëjmë një shëtitje përgjatë..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “E gjallë” nga grupi i dashur bullgar “Kerana dhe..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Pa paralejmërim” nga Todor Gaxhallov. Ju urojmë..