Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politologu profesor Ivajllo Gruev:

Figura e shpëtimtarit – ende e kërkuar, pavarësisht nga mësimet e hidhura nga e kaluara

Profesori Ivajllo Gruev
Foto: Joan Kolev

Si duket Bullgaria në prag të zgjedhjeve të treta parlamentare për vitin dhe votimi i rregullt për president dhe nënpresident? Cilat janë shpresat për formimin e një shumice stabilizuese, e cila të jetë në gjendje të emërojë një qeveri? Këto pyetje nuk pushojnë së emocionuari shoqërinë, por në ndryshim nga zgjedhjet gjatë muajve prill dhe korrik, votimi më 14 nëntor do të kalojë nën hijen e inflacionit në rritje. Ky fakt, si dhe zhvillimi i tyre në formatin 2 në 1, i bën prognozat e qëndrimeve elektorale jashtëzakonisht të vështira. Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, politologu dhe pedagog në universitet në kryeqytetin kanadez Otava profesori Ivajllo Gruev prezanton vërejtjet e tij mbi atë që po ndodh në vendin tonë, pavarësisht se e parë prej një distance mbi 7000 kilometra.

“Kam frikë se periudha e trazirave dhe e paqëndrueshmërisë në një plan politik do të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve më 14 nëntor.  Bullgaria është mbi 1300 vjeçare, kemi kaluar përmes shekujve mjaft të ndritshëm, në të cilët kemi mundur të ndërtojmë një shtetësi të fortë. Mjerisht, sot nuk shikoj largpamësinë e nevojshme dhe pjekurinë politike tek elita politike bullgare në ndërveprimin e saj me lojtarët e fuqisë botërore si për shembull Uashingtoni, Brukseli, Moska dhe Ankaraja”. 

Krahas me mjeshtëritë e veta të analizojë proceset në realitetin politik, profesori Gruev zotëron shumë mirë dhe artin e fjalimit të matur . Për këtë dëshmon libri i tij “Vula e pestë”, ku gjejmë një varg në të cilin fushata zgjedhore krahasohet me një festë të organizuar me shumë para dhe njerëz. Akoma pa një përgjigje mbetet pyetja , kush nga pretenduesit për një fitore do të mundet ta fitojë. Por tani për tani ajo që rastis  në terrenin politik tek ne shkakton më tepër konfuzion sesa kuptim ose miratim nga ana e politologut:

“Me sjelljen dhe me atë të arritur prej tyre, skenaristët e partisë “Ka një popull të tillë” e tejkaluan talentin e padiskutueshëm të aktorit Udi Alen. Sa i përket formacionit të ri politik rreth ish ministrave nga kabineti teknik zyrtar Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, e vërteta është se, janë të rinj, simpatik dhe të arsimuar. Me punën e tyre gjatë 4 muajve të fundit  dhanë shembuj sesi mund të luftojnë korrupsionin. Por unë kam dyshime serioze sa i përket shprehjes “projekt politik”. Duket se sikur ulet disi nga lartë, dhe jo si i “lindur” nga njerëzit, të cilët kanë protestuar me kërkesë për ndryshim.

Pikërisht  formimi i tij nga njerëzit e pakënaqur nga gjendja aktuale e deritanishme, mund ta kthejë në një projekt politik. Përndryshe është një shoqëri aksionare, mekanizmi i së cilës është krejtësisht e ndryshme. Momenti i dytë i rëndësishëm është i lidhur me saktësimin se çfarë është kjo ndershmëri-drejt kujt është e drejtuar dhe si do të realizohet”.

Çështje strategjike për Bullgarinë po kështu presin pozitë nga ana e dy liderëve të formacionit të ri-çfarë mendojnë për projektin “Tre dete”, cili është qëndrimi i tyre ndaj Konventës së Stambollit , e ardhmja e industrisë së qymyrit në kontekstin e Marrëveshjes së Gjelbër dhe sa realiste është që Bullgaria të hyjë në eurozonë në sfondin e pandemisë.

Nëse ish ministrat nga kabineti teknik do të ndjekin shembullin e lojtarëve të rinj nga e kaluara, si Simeon Sakskoburgotski dhe Bojko Borisov, dhe do të kthehen në të dashurit e popullit, do të kuptojmë në të ardhme. Por me siguri jemi dëshmitarë  të po të njëjtit mbi-projektim të shpresave mbi liderët e rinj politik, siç i pamë gjatë ngritjes së mbretit dhe të gjeneralit.

Sa u përket mësimeve për votuesit, ato ende duken të pamësuara, sepse kërkimi i shpëtimtarit të ardhshëm kombëtar akoma po vazhdon:

“Nuk e di nëse shkaku për këtë fenomen i dedikohet skllavërisë 500 vjeçare, por mbase ka diçka të përbashkët-analizon profesori Ivajllo Gruev.

Një ndikim mbi sjelljen dhe qëndrimin e njerëzve ndaj mjedisit të tyre tregon dhe pritshmërinë e trashëguar nga socializmi  seshteti është i detyruar të kujdeset për ty.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD