Në Plovdiv filloi prodhimi i parë në Evropë i kupave të ngrënshme të biodegradueshme për kafe.
Ky inovacion i vjen në mendje banuesit të qytetit Plovdiv Mirosllav Zaprjanov, prova e parë për të bërë kupa të ngrënshme është në furën e shtëpisë. Që nga ideja deri në realizimin e saj rruga është 10 vjet. Në këtë periudhë përpunohet një teknologji, bëhen analiza ekonomike për një nisje të prodhimit, kërkohen investitorë dhe formohet një ekip.
“Prodhimi i kupave tona ka dy aspekte - tregon Mirosllav Zaprjanov. Së pari, pakësohet gjenerimi i dyoksidit të karbonit. Në krahasim me kupat plastike ne gjenerojmë një sasi tri herë më të paktë. Prioriteti tjetër kryesor është se nuk ndotet asnjë pikë ujë i pijshëm. Teknologjia është tona, çdo gjë rreth saj është e patentuar.”
Interesante është se prej çfarë janë të bëra këto kupa dhe a mundet që konsumatori të jetë i sigurt , se nuk do të dëmtojnë shëndetin e tij?
“Kupat janë të prodhuara prej drithërave, prej produkteve krejtësisht natyrale, kështu që një rrezik për shëndetin tonë nuk ka, madje përkundrazi - ato janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Një nga përbërësit kryesor janë krundet e tërshërës, që të gjitha produktet janë natyrale, nuk ka OMGJ. Mundohemi që kupa të mos ndryshojë shijen e pijes, kështu që me kënaqësi ta hani pasi të keni pirë kafenë”.
Zaprjanov saktësoi se nga kupa përveç kafesë , mund të pihen çdo lloje pijesh të tjera të ftohta dhe të ngrohta. Në prodhimin e këtij produkti bullgar janë të punësuar rreth 30 veta, por plani është që shumë shpejt të krijohen akoma 70 vende pune. Kapaciteti është afro 2,5 milionë kupa të ngrënshme për muaj, ku gjatë 5 vjetëve të ardhshme ideja është që të arrihet deri më 10 milionë copë. 95% nga prodhimi është për eksport. Në fabrikë janë futur makina moderne, dhe pritet që investimi krejtësisht privat për nisjen të rikthehet brenda 5 vjetëve.
“Siç e dini, prodhimi i gotave plastike në Bashkimin Evropian që nga ky vit është i ndaluar. Tanimë na besuan disa klientë të mëdhenj, eksportojmë në të gjithë botën, kemi shkelur në mbi 30 tregje në 6 kontinente. Kështu që çdo gjë është para nesh.”
Kurse efekti ekologjik nga prodhimi i kupave të ngrënshme të biodegradueshme është i qartë vetëm pasi të kemi bërë krahasimin, se kupat plastike shpërbëhen për më shumë se 400 vjet.
Përpiloi: Snezhana Nikiforova (në bazë të reportazhit të Ekaterina Kostovës-BNR-Plovdiv)
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..